Haradinaj : I qoftë i lehtë dheu Jonuz Musliut
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen e nga jeta të luftëtarit të lirisë, ish-komandatit të UÇMPB-së dhe Kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu.
Haradinaj tha se Musliu ishte i paepur për të drejtat e njeriut, mik dhe familjar i mirë, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Me dhembje mora lajmin për shuarjen e luftëtarit të lirisë, ish komandant i UÇMPB-së dhe Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu.
Musliu, një jetë njeriu i është përkushtuar zgjidhjes së drejtë të çështjes së shqiptarëve në Luginë, luftëtar i paepur i të drejtave të njeriut, mik dhe familjar i mirë, do t’i mungojë familjes së tij, dhe komunitetit.
I qoftë i lehtë dheu!
RH