10:09 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj, Jashari e Meta në përkujtim të 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit

Kryeminstri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar Prizrenin me rastin e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të këtij qyteti.

Haradinaj në qytetin kosovare ka shkuar së bashku me vëllaun e Adem Jasharit, Rifatin si dhe  Presidentin shqiptar,  Ilir Metën, transmeton Indeksonline.

Më tej, i pari i ekzekutivit ka thënë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte frymëzim për të gjitha përpjekjet tona për liri e pavarësi!

“…Me Presidentin shqiptar, Ilir Meta, dhe me bacën Rifat, sot bashkë në përkujtim të 140-vjetorit të kësaj ngjarjeje historike”, ka shkruar Haradinaj në fb./Indeksonline/