11:38 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Jemi duke diskutuar me Listën Serbe, nuk kanë qëndrim të prerë kundër demarkacionit (Video)

Pas pauzës së parë në Kuvendin e Kosovës në të cilin pritet të hidhet në votim ligji për demarkacionin, kryeministri Ramush Haradinaj ka folur para gazetarëve ku ndër çështjet tjera ka folur edhe për qëndrimin e Listës Serbe karshi votës së tyre për demarkacionin.

Haradinaj ka theksuar se ende nuk është definitiv qëndrimi i Listës Serbe kundër demarkacionit dhe se janë në diskutime të mëtejme, raporton Indeksonline.

“jemi në diskutime edhe me ta, nuk e kanë definitiv qëndrimin se si do të votojnë. Me sa di unë janë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës mirëpo në moment të caktuar do të vendoset si do të veprohet”, ka thënë Haradinaj. /Indeksonline/