09:27 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Kafen e mëngjesit e pi gjithmonë me nënën, i lumtur që zgjodhi të jetojë me ne

Lideri i AAK-së, ish-kryeministri vendit Ramush Haradinaj njihet si njeri shumë i lidhur me nënën.

Madje Haradinaj bëri të ditur se tashmë nëna e tij jeton bashkë me gruan e tij dhe fëmijët.

Haradinaj tha se nëna e ka shtëpinë tek të gjithë, Dauti, Frashëri, tek nipi Luani e të gjithë, por që ka vendosur të qëndrojë tek ai, transmeton Indeksonline.

“Kafen e parë e pi në shtëpi, e pi me nënën. Ajo zgjohet më herët se unë, Anita zgjohet pak më vonë se e ka orarin më vonë. E kam një maqinë të vogël ekspres, me atë, për nanën dy herë sepse i duhet kafe më e lehtë. Çdo mëngjes e pimë bashkë, edhe sot njësoj. Unë nanën e du se e kam nanë, na ka rrit atëherë 7 vllazën e tri motra, dihet se s’ka qenë lehtë, e ka pas jetën bukur të fshtirë se iu vranë tre djem, e pastaj edhe nipi e sfidat e jetës. Nanës ia kanë vrarë edhe nënën, edhe gjyshen e nanës. Duke i parë të gjitha ato që ka kaluar e fakti se është pa babën tash, për mua është nder që mundemi me qenë bashkë. Ajo e ka shtëpinë e vetë tek të gjithë, por jam i lumtur zgjodhi të jetojë tek unë, e jemi bashkë”, tha ai./Indeksonline/