08:37 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Haradinaj kërkon inicimin procedurave për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ditë më parë ai ka kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme për mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit.

Përballë kësaj gjendje, i pari vendit ka theksuar se nuk do të lejojnë që të merren edhe më shumë jetë njerëzisht, transmeton Indeksonline.

Derisa, ka paralajmëruar se ekzekutivi dhe organet e sigurisë, janë mobilizuar për të parandaluar degradimin e mëtejmë.

Postimi i plotë:

Përshëndes propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit dhe plotësim ndryshimin e ligjit përkatës.

Ditë më parë, si Kryeministër i vendit kam kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit. Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish. Ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë./Indeksonline/