14:30 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj kërkon largimin e produkteve në të cilat shkruan ‘Kosova e Metohije’

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar që të gjitha produktet në të cilat shkruan ‘Kosova e Metohija’ të largohen nga tregu.

Ai  ka thënë se mbështetë këtë, duke kërkuar që menjëherë produkte me shkrime të tilla të largohen.

Ndërsa, është marrë vendim që produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja për në Kosovë të kenë taksë prej 100 %.

Deri tash ishte taksa prej 10%./Indeksonline/