75 Mall Live Search
16:24 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësim në UNESCO e Interpol

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Irlandës në Hungari, jorezident në Kosovë, Pat Kelly.

Haradinaj e njoftoi Ambasadorin për progresin e arritur në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

“Qeveria e Kosovës, me përkrahjen e qytetarëve dhe të partnerëve ndërkombëtarë, është plotësisht e angazhuar në zhvillimin ekonomik të vendit, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies sociale, proceset integruese evropiane dhe fuqizimin e institucioneve demokratike”, tha Haradinaj.

Ai kërkoi mbështetjen e Irlandës në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në UNESCO, Interpol dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Nga ana tjetër ambasadori i Irlandës, Pat Kelly, vlerësoi progresin e arritur, duke shprehur mbështetjen e shumanshme të Irlandës për proceset në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Irlandës për bashkëpunim dhe për të ofruar përkrahje në zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese evropiane. /Indeksonline/