15:08 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Interpoli, vazhdimi i bllokadës të Kosovës

Shkruan: Shkëlzen Maliqi 

Mospranimi i Kosovës në Interpol, edhe pse paralajmërimet kanë qenë tejet optimiste, nuk është dëshprues vetëm pse nuk u siguruan 2/3 e votave,  por edhe për faktin se përkrahja e kërkesës së Kosovës kësaj here ka qenë dukshëm më e vogel se në rastin e votimi për UNESCO dy vjet më parë. Për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO patën votuar 90 shtete, 50 kanë qene kundër, kurse për Interpol, ne votimin e dytë  Kosova kishte 68 vota pro, 51 kundër.

Për anëtarësim në UNESCO Kosovës i kanë munguar 3 vota, kurse për Interpol 12 sosh!

Përkrahja për Serbinë në të dy rastet ka qenë pothuajse e njëjtë, te UNESCO pro Serbisë kanë votuar 50 shtete anëtare, te Interpoli një më shumë. Në të dyja rastet vendimtare kanë qenë abstinimet. Te UNESCO nga vota kanë abstinuar 29 shtete, te Interpoli 16.

Për rezultatin e Interpolit duhet të shikohen listat e votimit për secilin vend, nëse ato publikohen, për të parë mos ndër ata që kanë votuar kundër ose abstinuar janë edhe shtetet që e kanë njohur Kosovën, madje edhe anëtare të BE-së me ndikim, sepse ka pasur zëra se edhe prej tyre disa kanë qenë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

I paraqita këto numra për të parë objektivisht ku gjendet Kosova aktualisht në çështjen e përkrahjes ndërkombëtare të pavarësisë. Ministria e jashtme e Kosovës paska qenë ndër lule dhe do të ishte e udhës ta reflektojë dështimin dhe bartë edhe konsekuencat.

Në disa aspekte përpjekja për anëtarësim në Inrerpol ka qenë mision i pamundur për asye se Kosova është dashur që të ketë 2/3 e votave, kurse dështonte nëse kundërshtohej nga 1/3 e shteteve që votojnë. Serbia e ka pas shumë më lehtë ti sigurojë 50 e ca vota që e bëjnë 1/3, dhe këto janë vende që tradicionalisht  dhe pothuajse pa përjashtim mbajnë kurs antiperëndimor dhe pro-rus, kurse Kosova me gjithë mbështetjen e Perëndimit, e ka pas shumë vështirë t’i sigurojë 2/3.

Po të ishte sistemi tjetër i votimit, me shumicë të thjeshtë Kosova tani do të ishte anëtare e të dy organizatave, të UNESCO-s dhe Interpolit., dhe madje do të konkuronte pa problem edhe tek organizatat  tjera, filiala të OKB-së, ose edhe në OKB, që i ka 193 vende anëtare, kurse Kosova me mbi 110 njohje (kohëve të fundit ka paqartësi rreth numrit të çnjohjeve!) nuk do të kishte mbase problem që të kërkohet vota e 97 shteteve për të arritur 50 % plus 1.

Por, për Kosovën është problem depërtimi te Asambleja e Përgjithshme e OKB, përderisa ajo nuk mund ta nis fare procedurën e anëtarësimit të një shteti të ri, pa rekomandimin paraprak të Këshillit të Sigurimit, ku për Kosovën një nismë e tillë e bllokon vetoja e Rusisë.

Pra, objektivisht problem nuk është gjithaq i vullnetit dhe i angazhimit (ndonëse ka munguar ose ka qenë improvizim!), sa i raportit të forcave dhe pengesave procedurale që pamundësojnë  avancimin e pozitës së Kosovës, përkatësisht njohjen universale të sovraniteti të Republikës së Kosovës.

Gjendja aktuale mund të mbetet pengesë afatgjate, duke bllokuar Kosovën madje edhe me decenie të tëra. Por, po kështu do të bllokoheshin edhe Serbia dhe rajoni. Andaj është me rëndësi jetike vazhdimi i  dialogut dhe kërkimi i zgjidhjes politike të raporteve Kosovë – Serbi, ku njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Serbia, do ta zhbllokonte  edhe çështjen e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe OKB, si dhe organizatat tjera ndërkombëtare si Interpoli.

Vendimi i Interpolit sot është thjesht një rikonfirmim se bllokada e Kosovës po vazhdon, por edhe se për këtë nuk duhet rrënë në defetizëm dhe ndalur proceset.

Bllokada e viti 2007 në Këshillin e Sigurimit, ka kushtëzuar që më 2008, e më efektivisht nga viti 2011, çështja e Kosovës të bartet në përgjegjësinë e BE-së, në rolin e lehtësueses së dialogut, si një proces i cili supozohej se Kosovën dhe Serbinë do ta shpiejnë më lehtë drejt anëtarësimit në BE, e pastaj, – duke u bërë pjesë të kësaj megastrukture –  Brukseli do të ndikonte që Rusia të heq dorë nga vetoja që pamundëson sovranitetin e plotë të Kosovës.

A do të ketë dialogu Kosovë – Serbi, siç paralajmërohet,  epilog të shpejt, deri në pranverë të vitit 2019, ende është e paqartë.

Por, çështjet si kjo e Interpolit, e edhe shumë të tjera, sikur e bëjnë të pamundur këtë …