10:54 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme, mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot në ora 11:00.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në rend të ditës është kërkesa e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj për seancë të jashtëzakonshme duke mos u specifikuar se cila do të jetë tema e diskutimit, transmeton Indeksonline.

Rendi i ditës

  1. Kërkesa e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.
  1. Shqyrtimi i kërkesave.