10:23 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përjetësisht

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj  ka  bërë homazhe bashkë me Kongresmenin Amerikan, Eliot Engel, mëngjesin e sotëm.

Me këtë rast, Haradinaj ka theksuar se shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin historik të tij për pavarësinë e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Lidhja jonë e posaçme me mikun tonë unik, Kongresistin Eliot Engel, është thesar i çmuar që do të mbetet në kujtesën e shumë brezave.

Shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij historik dhe të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nuk do të harrojmë kurrë kohën dhe dashurinë e tij kushtuar çështjës së Kosovës!

Takimi me të më jep çdoherë shpresë, se vendi ynë është në rrugë të drejtë në përqafimin e vlerave të përbashkëta.

Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përjetësisht!

RH