15:45 / E Hënë, 17 Janar 2022 / B O

Haradinaj kujton kryeheroin Gjergj Kastrioti dhe heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën

Kombi shqiptar sot shënon dy ngjarje te rëndësishme, përvjetorin e vdekjes së kryeheroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe rënien e heronjëve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar kët ditë duke vën kurora lulesh në Dubovik te varret e Heronjëve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla.

Poashtu, Haradinaj vizitoi familjen Gërvalla, ku eprorit të dalluar të UÇK-së Isa Gërvalla, e nderoi me medaljen, “ME BESIM NË ZOT, ATDHE DHE SHTET”.

Postimi i plotë:

“Sot përkujtojmë dy ngjarje në dy kohë, me personazhe që kanë pasur një qëllim, mbrojtjen e Shqipërisë.

Zemra e themeltarit të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pushoi së rrahuri me 17 janar 1468. Gjenerali që është frymëzim për secilin që ndihet shqiptar e trashëgimia e së cilit ndezi zjarrin e kryengritjeve tona për liri përgjatë shekujve.

Poashtu, vendosëm lule të freskëta për heronjtë e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, që ranë po me 17 janar, dyzet vjet më parë. Ideatorë të lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi që bashkuan dhe prinë shqiptarët drejt çlirimit, deri në frymën e tyre të fundit.

Pas homazheve, kam vizituar edhe familjen Gërvalla në Dubovik, ku eprorit të dalluar të UÇK-së Isa Gërvalla i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare”.