10:48 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj-LDK-së: Turp, ka fakte që ju e keni lënë Kosovën pa ushtri!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka akuzuar  Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi sipas tij, kjo parti e ka lënë vendin pa ushtri.

Ai ka përmendur një takim që kishin krerët e shtetit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sa i përket ushtrisë është LDK-ja ajo që e ka lënë Kosovën pa ushtri. Në ambasadën amerikane kur ishim me Thacin, Pacollin… na kanë ofru 2014 për me bo ushtrinë. LDK ka dasht mu bo patriote atëherë. Na kanë qujt tradhtar. Për 4 vjet na kanë lanë. Pyeti amerikanët dhe i gjeni transkriptet. E keni lënë Kosovën pa ushtri qe 10 vjet, turp duhet me ju ardhë.  Nuk jau kisha thënë t’ishi kanë më të kujdesshëm”, u shpreh ai. /Indeksonline.