11:05 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Haradinaj letër kryeministrit çek, tregon arsyen se pse s’do të jetë pjesë e Samiti V4 dhe WB6

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në faqen zyrtare Facebook ka njoftuar opinionin se i ka dërguar një letër falënderimi kryeministrit të Republikës së Çekisë, z. Andrej Babis, për ftesën për të marrë pjesë në Samit duke thënë se “çmojmë lartë përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane të rajonit”.

Haradinaj ka thënë se për shkak të angazhimeve në kohën e zgjedhjeve të parakohshme dhe anagazhimeve për vendin, nuk mund të jetë prezent në Samitin e V4 dhe WB6.

Ky është postimi i Haradinajt:

“Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të V4 dhe WB6, nën kryesimin e Republikës së Çekisë. Përmes kësaj letre i kam shprehur falenderimet e sinqerta Kryeminstrit të Republikës së Çekisë, z. Andrej Babis, për ftesën drejtuar Kryeministrit të Kosovës për të marrë pjesë në Samit, dhe çmojmë lartë përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane të rajonit.
Si Kosovë do të vazhdojmë të jemi kontribues serioz për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ndaj dialogut me Serbinë, i cili do të përfundoj me njohje reciproke, në kufijtë ekzistues”.