16:21 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Lumir, ti je mjaft i mençur…

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur goxha të mençur deputetin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Krejt kjo për shkak të debatit rreth Pallatit të Rinisë.

E lidhur me këtë, Haradinaj ka thënë se Abdixhiku është aq i mençur sa ta dijë që ekziston Ligji i Prishtinës.

“Ne do të kemi rast me fol. Nuk është një qeverisje e partive, vendimet e kësaj Qeverie I shkojnë qytetarëve dhe ata janë edhe VV, PSD e LDK por edhe pozitë. Lumiri është i mençur, e di se është edhe Ligji për Prishtinën e me ia nisë prej tij, pastaj tek Pallati i Rinisë. Sa i përket shifrave që janë humbë sot, ka diçka që mundni me lënë jashta luftës opozitare, është ndjeshmëria e marrëdhënieve tona me BE-në. në kohën kur ne po aspirojmë me avancu një MSA që është specifike për ne, në kohën kur e kemi liberalizimin e vizave në mëshirën e ministrave të brendshëm, poi u lus, përjashtone këtë pjesë. Mos e mendoni për shkak të aspekteve tona ndërpartiake, ruajeni, lejeni anash. Më vjen keq që po na ikë ky argument”, ka thënë Haradinaj, raporton Indeksonline.

Kjo deklaratë e kryeministrit vjen pas kërkesës së Lumir Abdixhikut drejt VV-së dhe PSD-së që të vazhdohet bojkoti dhe të mos votohen ligjet./Indeksonline/