10:16 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Marrëveshja e re me Malin e Zi, nuk humb territor Kosova

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka apeluar gjithë deputetët e Parlamentit që t’i thonë “PO” votimit të demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Ai tha se do të ratifikohet ligji për korrektimin e demarkacionit.

“Ne kur i dërgojmë Parlamentit tonë për votim ligjin, por edhe dokumentet tjera përcjellëse dhe raporti i komisionit të Bulliqit, Kosova pra e voton ligjin edhe aprovon materialet tjera përcjellëse”, ka thënë ai.

Sipas Haradinajt, marrëveshja është e nënshkruar nga presidentin Thaci, por është marrëveshje në mes të dy shteteve. “Kjo marrëveshje e nxjerr të drejtën në territor të Kosovës. Ka argumente të qëndrueshme që të përkrahin dhe të votojnë. Ne e votojmë marrëveshjen”, ka thënë ai.