13:05 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Mbyllja e konfliktit franko-gjerman shembull frymëzimi për t’i dhënë mundësi paqes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 100 vjetorin e shënjimit të Luftës së Parë Botërore.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Franca dhe Gjermania së bashku përkujtojnë armëpushimin e datës 11 Nëntor, akt ky që i dha fund Luftës së Parë Botërore.

“Franca dhe Gjermania përkujtojnë së bashku 100-vjetorin e armëpushimit të datës 11 Nëntor 1918. Ky akt historik i dha fund Luftës së Parë Botërore. Mbyllja e konfliktit franko-gjerman është shembulli më frymëzues për t’u ngritur mbi armiqësitë dhe për t’i dhënë mundësi paqes.RH”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/