15:20 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Haradinaj me konfirmim zyrtar për takimin e 29 prillit në Berlin

Ramush Haradinaj e ka mirëpritur takimin e nivelit të lartë që do të mbahet me 29 prill në Berlin.

Kryeministri ka thënë se takimi që kryesohet nga Merkel e Macron ofron mundësi të madhe për këmbimin e pikëpamjeve rreth sfidave të rajonit.

“Mirëpres takimin e Nivelit të Lartë Joformal më 29 prill në Berlin, që bën bashkë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, e që kryesohet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Ky takim ofron një mundësi të madhe për këmbimin e pikëpamjeve rreth sfidave që rëndojnë rajonin tonë dhe për diskutim të hapur e sinqertë për mënyrat e avancimit të përpjekjeve drejt normalizimit dhe pajtimit përfundimtar të Kosovës dhe Serbisë” shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/