10:57 / E Diele, 07 Mars 2021 / Blerim

Haradinaj me postim emocionues, uron 7 marsin me një fotografi nga shkolla fillore

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes disa vargjeve të poetit të madh Naim Frashërit, i ka uruar 7 Marsin, ditën e Mësuesit, të gjithë mësimdhënësve dhe edukatorëve shqiptarë.

‘Lumja ti moj Korç’ o lule! Q’i le pas shoqet e tua. Si trimi në ball u sule, ta paçim për jetë hua.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Lumja ti moj Korç’ o lule!

Q’i le pas shoqet e tua

Si trimi në ball u sule,

Ta paçim për jetë hua

Të nderuar mësimdhënës!

Përmes këtyre vargjeve të arta nga poeti jonë i madh Naim Frashëri, kam kënaqësinë t’ua uroj 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, të gjithë juve mësimdhënës dhe edukatorë shqiptarë.

Dita e hapjes së shkollës shqipe në Korçë, është një prej momenteve që shënuan kthesën vendimtare në përpjekjet tona për dije, dinjitet dhe rilindje kombëtare.

Kujtoj veçanërisht mësuesit e mi dhe të gjithë mësuesit dhe mësueset shqiptare ndër breza që sakrifikuan gjithçka për edukimin e kombit tonë.

Urime!