07:22 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj me qytetarë pastrojnë stadiumin “Fadil Vokrri”

Let’s Do It Kosova organizon aksionin e radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, i cili do të mbahet pranë stadiumit “Fadil Vokrri”.

Në aksionin e sotëm, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, u.d i Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, dhe rreth 200 tifozë të klubit të Prishtinës “PLISAT”.

Aksionit do t’i bashkohet edhe ndërmarrja “Pastrimi” me makinerinë e saj dhe ndërmarrja private N.T.SH “Kristal”.