17:42 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: Më së largu të premten jepen pensionet për veteranët

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me përfaqësuesit e OVL-UÇK-së, të kryesuar nga kryetari, Hysni Gucati.

Pas këtij takimi, Haradinaj ka deklaruar se më së largu të premten, veteranët do t’i marrin pensionet e para me ligj, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Haradinaj ka premtuar se vitin e ardhshëm nuk do të ketë më problem të këtij lloji për pensionet e kategorisë së lirisë.

Ky është postimi i plotë:

Veteranët e luftës së UÇK-së, më së largu të premten, do t’i marrin pensionet e parapara me ligj.

Në takimin me përfaqësues të OVL-UÇK, të kryesuar nga kryetari, Hysni Gucati, i njoftova se ligji për rishikim të buxhetit, i cili është miratuar në Kuvend, do t’i dërgohet nesër Presidentit për dekretim.

Premtoj se vitin e ardhshëm nuk do të kemi probleme të këtij lloji për pensionet e kategorive të lirisë.

RH