16:10 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj shkon në të pamën e familjes Shala, i shpreh ngushëllime në emër të Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka vizatuar familjen Shala nga Ponosheci i Gjilanit, ku katër familjarë  humbën jetën në aksidentin e mbrëmshëm.

Ai i ka shprehur ngushëllime të thella në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

I pari i vendit ka thënë se qeveria edhe përmes ndihmës financiare do tu qëndroj afër familjes.

“Familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit, e cila nga aksidenti i djeshëm humbi katër familjarë, i shpreha ngushëllimet më të thella, në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës. Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, mbrëmë rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor ka  ndodhur aksidenti ku janë përfshirë tri automjete.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar gjashtë persona, ku dy prej tyre kanë vdekur në vend, ndërsa dy të tjerë në QKUK.

Lëndime ka marrë edhe ambasadorja e Turqisë, pasi eskorta e saj ishte e përfshirë në aksident./Indeksonline/