19:34 / E Premte, 01 Korrik 2022 / OSH

Haradinaj – Muratit: Në vend që t’i numëroj dëshmorët e Kosovës ia njehu 300 ushtarët e vrarë serbë!

Daut Haradinaj nga AAK ka reaguar pas kërkimfaljes së ministrit të Financave, Hekuran Murati për gjuhën e përdorur para gjashtë viteve në disa postime në Facebook.

Haradinaj tha se Murati në vend që t’i numërojë dëshmorët dhe martirët e Kombit tonë, ai zotëriu i kishte njeh 300 ushtarët e vrarë serbë.

Ai i uroj Muratit “ty Zoti ta qoftë sabrin për këtë humbje serbe!”.

Postimi:

Mirë që ka kerku falje edhe pse nuk mjafton! Në vend që t’i numërojë dëshmorët dhe martirët e Kombit tonë, ai zotëriu i kishte njeh 300 ushtarët e vrarë serbë! Ama ai duhet me e ditë që Serbia nuk e ka treguar krejt dëmin e pësuar.

Serbia është jashtë Kosovës ministër, e ty Zoti ta qoftë sabrin për këtë humbje serbe!