08:23 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Nderim i përjetshëm heronjve të kombit

Kryeministri Ramush Haradinaj në 37-vjetorin e rënies ka kujtuar veprimtarët, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Haradinaj thotë se vepra e vizioni i tyre ishte frymëzim dhe udhërrëfyes i të gjitha gjeneratave në angazhimet për lirinë e vendit, e deri në mobilizim të popullit, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Në 37-vjetorin e rënies, i kujtojmë me respektin më të thellë të rënët e 17 janarit 1982, veprimtarët e shquar të çështjes sonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Me vrasjen e tre lajmëtarëve të lirisë u tentua të shuhej zëri i Kosovës dhe e vërteta e saj. Vepra e vizioni i tyre ishin frymëzim dhe udhërrëfyes i të gjitha gjeneratave vijuese në angazhimet për lirinë e vendit, deri në mobilizimin e përgjithshëm të popullit tonë, në fundin e shekullit të njëzet. Nderim i përjetshëm heronjve të kombit, që i dhanë drejtim projektit të shumë brezave, deri në lirinë e plotë.

RH