16:58 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinaj nderon dëshmorët e Dushkajës [Foto]

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj së bashku me Ministrin e FSK-së, Rrustem Berishën  kanë nderuar dëshmorët  në fshatin e Shqiponjës së Dushkajës, për të cilët  edhe ishte pikënisja e lirisë  së Kosovës.

Haradinaj përmes një statusi në ‘Facebook’ ka thënë se  ‘Shqiponja e Dushkajës’  është një fshat i vogël, por sipas tij, me një kontribut të pa krahasuar për Kosovën, transmeton ‘Indeksonline’.

Postimi i plotë:

Duke i nderuar ata që janë më meritorë për lirinë e këtij vendi. Fshat i vogël por me një kontribut të pa krahasuar për Kosovën. Shqiponja e Dushkajës do mbetet përgjithmonë pikënisja e lirisë. Lavdi të gjithë dëshmorëve të Dushkajës. DH./Indeksonline/