16:54 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj në Bruksel më 18 dhjetor – jep këtë përgjigje për vizat!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar për Klan Kosova se janë duke punuar për çështjen e liberalizimit të vizave.

Ndërsa ka refuzuar të përmend datë të caktuar se kur do të ndodhë ky proces për kosovarët, i pari i qeverisë së vendit shtoi se më 18 dhjetor do të mbahet një tjetër takim në Bruksel ku pritet të dialogohet rreth kësaj teme.

Kur iu është kërkuar një afat i caktuar kohor rreth liberalizimit, Ramush Haradinaj është përgjigjur:

”Po punojmë në atë drejtim. tani me thanë data e ashtu mos më nxëni ngushtë fort”, është shprehur ai.

Këto deklarime Kryeministri Haradinaj i dha sot gjatë një fjalimi të tij në vizitën që bëri sot në Shkollën Ndërkombëtare ‘’Maarif’’ në qytetin e Prizrenti.