75 Mall Live Search
11:37 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj në humor të mirë, takon të gjithë deputetët (Foto)

Kryeministri  i vendit, Ramush Haradinaj pak para nisjes së seancës së Kuvendit ku do të votohet demarkacioni me Malin e Zi, ka takuar secilin deputetë të Kuvendit që ndodhet në sallë.

Haradinaj ka pothuajse 20 minuta që afrohet dhe bisedon me deputetët, raporton Indeksonline.

Ndër të tjerash Haradinaj sot është parë në humor të mirë dhe siç duket pret edhe vendim pozitiv nga deputetët e Kuvendit lidhur me ratifikimin e demarkacionit./Indeksonline/