15:37 / E Shtunë, 01 Tetor 2022 / Andronika

Haradinaj në Pejë: Qeveria e Kosovës po i varfëron qytetarët

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Hasradinaj në vazhdën e takimeve me qytetarë të Kosovës, sot ka bashkëbiseduar me ata të Pejës.

Haradinaj ka thënë në Pejë se jemi me fat që Presidenti i ShBA-ve është i lidhur fort me Ballkanin dhe me shqiptarët.

“Jemi me fat që situata gjeopolitike është në favorin tonë e në SHBA e kemi një president të lidhur fort me Ballkanin dhe shqiptarët. Këto janë disa arsye që dialogu për normalizimin e plotë dhe njohjen reciproke, duhet të dinamizohet dhe të përfundojë sa më parë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës me mosmiratimin e Ligjit të Pagave po i varfëron qytetarët e Kosovës.

“Me qytetarët e nderuar të Pejës, bashkëbiseduam edhe për zhvillimet e tjera në vend dhe dëgjova me kujdes shqetësimet e tyre. Qeveria e Kosovës me mosmiratimin e Ligjit të Pagave dhe mospagesën e pagave me rritje sipas inflacionit, po i varfëron qytetarët. Krahas krizës ekonomike dhe energjetike, ky është shqetësimi kryesor i qytetarëve në mbarë vendin”, ka përfunduar Haradinaj./IndeksOnline/