Haradinaj në Shkodër, ushtrinë po e bëjmë me aleatët
Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, vizitën në Shkodër, e ka filluar me homazhe te shtatorja e Isa Boletinit, i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së këtij qyteti Voltana Ademi.
Pas homazheve, kur është pyetur nëse Kosova ka mbështetjen e ShBA-së për formimin e ushtrisë, Haradinaj ka deklaruar se procesi ligjor për transformimin e FSK-së po bëhet në Parlament me respektin e aleatëve të Kosovës.
“Po vazhdojmë rrugën tonë drejt konsolidimit të Kosovës si shtet, pra transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në mandat të ushtrisë, mandat mbrojtës po ndodh në Parlamentin e vendit me respektin e aleatëve dhe gjithë partnerëve tjerë”.
Haradinajt ka folur edhe rreth deklaratës së ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, se Kosova nuk mund të ketë ushtri përderisa ekziston rezoluta 1244.Haradinaj nuk ka komentuar deklaratat e tij, duke thënë se “Baca Isë na jep porosi të mira”.“Shkodran shumë qytet i bukur, vërtetë jemi në një vend të mirë. Na jep porosi të mira edhe baca Isë”.