20:34 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj në Tiranë: Integrimi euro-atlantik, objektivi kryesor i shqiptarëve në këtë dekadë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një ligjëratë para studentëve të Universitetit Evropian të Tiranës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Qeveria dhe institucionet e Kosovës, kanë dinamizuar punën për përmbylljen e temave të brendshme, për t’i përforcuar parametrat e dy vendeve si shtet në rrafshin ndërkombëtar, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Gjatë ligjëratës interaktive në Universitetin Evropian të Tiranës, theksova se integrimi euro-atlantik, është objektivi kryesor strategjik dhe projekti më i madh politik i shqiptarëve në këtë dekadë.

Për këtë, Qeveria dhe institucionet e Kosovës, kanë dinamizuar punën për përmbylljen e temave të brendshme, për t’i përforcuar parametrat tona si shtet në rrafshin ndërkombëtar.

Si faktor stabiliteti, Kosova është fuqishëm e angazhuar që të mbyllen çështjet e hapura në rajon dhe të arrihet paqja e përhershme, si e vetmja rrugë për të ardhmen tonë të përbashkët dhe bashkimin tonë në familjen e madhe evropiane.