15:04 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Nëse dikush i ka borxh Serbisë le t’ia lan ndryshe, s’hiqet taksa!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj është shprehur përsëri i prerë për qëndrimin e Qeverisë lidhur me vendosjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinën.

Megjithatë, Haradinaj u shpreh u habitur me qëndrimin e partive opozitare rreth kësaj çështje, duke vënë në theks partinë e Isa Mustafës, shkruan Indeksonline

“Nga vendimi për taksën tani po e shohim se ka një dëshire disi mos me lan këtë vendim mos me nxan vend. Mos mu bo ky vendim me fuqinë e vet. Nuk janë të qartë për taksën. Mendojë se duhet mu pajtu me do realitete. Vendimi për taksën nuk lëviz. Nëse dikush i ka borxhe Serbisë le t’ja lan ndrysh. Nuk hiqet taksa. Përkundrazi, vendosshmëria e qytetarëve veç se ka me u rrit”, është shprehur ai.

Më tej, Haradinaj ka thënë se po çuditet me pozicionimin e partive opozitare rreth ekipit të dialogut që udhëhiqet nga Fatmir Limaj.

“Për besë çuditshëm po doket rendi i temave. Ka mujt opozita që përgjegjsit për vizat ta len pasi ta kryn një punë për dialog. Nuk e kuptoj pse LDK dhe VV janë kundër mandatimit të një delegacioni nga Parlamenti që e autorizon, kjo është e habitshme”, ka thënë ai. /Indeksonline/