09:03 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: Nëse Kuvendi rrëzon demarkacionin, gjendet zgjidhja (Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj, në Emisionin “Jeta në Kosovë” të enjten që shkoi u pyet edhe për demarkacionin, si pengesën kryesore për mos-liberalizimin e vizave.

Por, Kryeministri tha që këtë e ka deleguar në parlament dhe nëse ligjvënësit e rrëzojnë, zgjidhja do të gjendet menjëherë.

Unë ia kam mundësu parlamentit me marrë vendim. Sa ma shpejt që vendos parlamenti, nëse e rrëzon në rastin konkret, gjendet zgjidhja menjëherë, duhet me u gjet ni opsion tjetër”, tha ai.

Kryeministri tha se kjo nuk i rrezikon marrëdhëniet e Malin e Zi, ngase siç u shpreh ai, edhe miqve ndonjëherë u thua jo.

Deklarataën e Haradinajt për demarkacionin mund ta ndiqni në vijim