21:53 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Nëse një ministër nuk punon i them ec bre bir shko në shpi

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur rreth punës që e bën kabineti i tij qeveritar. Ai ka thënë se nuk mund të thotë për asnjë ministër se nuk punon.

Ndërsa, ka shtuar se do të ketë edhe një takim për t`i parë raportet e punës së zëvendësministrave. Sa i përket kësaj, Haradinaj ka thënë se edhe zv.ministrat janë angazhuar.

“I kemi marrë raportet, shumica janë në rregull sa kam arrit me i pa. Do ta bëjmë edhe një takim por mundem me thënë se janë angazhu zëvendësinistrat. Deklarimet publike s`du as me i dëgju se raportet brenda qeverisë janë korrekte. Me cdo ministër me cdo koleg përpos Listës Serbe që disi janë në një pritje, për të tjerët nuk kam vërejtje, janë korrekt”, ka thënë Haradinaj në një intervistë në Klan Kosova, transmeton Indeksonline.

Kryeministri është shprehur se nuk ka asnjë ministër në kabinetin e tij për të cilin mund të thotë se nuk punon. Sipas tij, nëse e sheh që dikush nuk punon, ai do t`ia “tregojë rrugën”.

“Ne kemi shqetësim në ekonomi, në shëndetësi edhe pse po punohet shumë. Kemi shqetësime në rend dhe ligj. Ka shumë punë për t`u bërë. Por nuk kam asnjë ministër që mund të them që s’po punon. Besomni që s`ka të bëjë me numra ,në momentin që një ministër s’punon i them ec bre bir ose bijë në shtëpi se s’po punon”, ka deklaruar ai./Indeksonline/