12:40 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj nga Peja i kërkon Malit të Zi të nisë korrigjimin e kufirit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Mali i Zi që të nis korrigjimi i demarkacionit, si pjesë e marrëveshjes së dy presidentëve, të të dyja vendeve.

Këtë kërkesë ai ia kë bërë në letrën që Kosova ia ka dërguar Malit të ZI, ku e ka njoftuar për ratifikimin e demarkacionit.

“E kemi informuar Malin e Zi për ratifikimin e demarkacionit, në të cilën përfshihet marrëveshja e dy presidentëve dhe raporti i Komisionit Shtetëror. Këto letra për procedura të tilla janë zakonisht standard, por kamë kërkuar nga Qeveria e Malit të Zi që të nisim me procedurat e rishikimit të demarkacionit”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj gjatë fjalimi të tij në Kuvendin zgjedhor të AAK-së në Pejës, ka thënë se me Malin e Zi duan raporte të mira fqinjësore, sikur që këtë e dëshiron edhe Mali i Zi.

Ai ka thënë se zyrtarë të këtij shteti i kanë thënë se duan paqe me Kosovën, por më shumë më Dukagjinin.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/haradinaj-nga-peja-i-kerkon-malit-te-zi-te-nis-korrigjimi-i-kufirit-543551/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright