08:57 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Nga sot, Kosova ka formalizuar ombrellën e saj institucionale për ushtrinë më të re në botë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj bashkë me Ministrin e Mbrojtjes Rrustem Berisha si dhe Komandantin e FKS-së, Rrahman Rama kanë bërë sot zbulimin e pllakës me mbishkrimin ‘Ministri e Mbrojtjes.

Me këtë rast zyrtarisht fillon edhe tranzicioni i FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Pas këtij zbulimi të pllakës, Haradinaj ka thënë se nga sot, Kosova ka formalizuar ombrellën e saj institucionale për ushtrinë më të në botë, transmeton Indeksonline.

Ndryshe gjatë kësaj ngjarje Haradinaj zgjodhi të mos flasë, duke thënë se pajtohet me gjithçka që para tij potencoi ministri Berisha.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Me ngjarjen simbolike të zbulimit të pllakës me mbishkrimin “Ministri e Mbrojtjes”, nga sot, Kosova ka formalizuar ombrellën e saj institucionale për ushtrinë më të re në botë.

RH