21:33 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj ngushëllon familjen Berisha

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e Berisha për vdekjen e Gjon Berishës. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj thotë se do të ruaj përjetësisht kujtimin e Berishës, të cilin e ka quajtur mik të urtë e fisnik.

“Në jetën tonë, u bëjmë vend miqve të sinqertë, të cilët na mbështesin në rrugën që zgjedhim. Jam i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Gjon Berishës, mikut tim të urtë dhe fisnik. Do ta ruaj kujtimin e tij përjetësisht. Ngushëllime të sinqerta familjes Berisha. Lamtumirë miku im i mirë! RH”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.