10:48 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Haradinaj, ngushëllon familjen e Qerim Kelmendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Pejë për të ngushëlluar familjen e Qerim Kelmendit, i cili dje u vra në mënyrë misterioze afër shtëpisë së tij.

“Sot shpreha respektin tim për jetën dhe veprën e bashkëluftetarit Qerim Kelmendi. Për vizitë ngushëllimi te familja e tij në Llabjan të Pejës, krenaria mbizotëronte dhimbjen e madhe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.