11:11 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: Numri i zv/ministrave në Qeverinë Mustafa ishte më i madh!

Kryeministri i vendit i Ramush Haradinaj është deklaruar në foltoren e Kuvendit të Kosovës lidhur me numrin e zëvendësministrave në qeverinë e tij.

Sipas Haradinajt numri i zv/ministrave në Qeverinë e kaluar, të Isa Mustafës ishte më i lartë por që emrat nuk u bënë të ditur, emra që sipas tij ekzistojnë të dokumentuar.

“Kufizimi i numrit të zv ministrave është rezultat i mënyrës se si është bërë kjo qeveri. Kushdo qoftë, partitë e koalicionit që kemi formuar qeverinë kuptohet që i kanë pritjet e veta për përfaqësim ashtu siç e thatë edhe komunitet edhe gjithë të tjerët. Sa i përket qeverisë mund të përshpejtojmë procesin, por nuk e kam përkrahjen për ligjin e ndryshimit në Qeveri. Nuk është lajm i mirë numri i madh i zv/ministrave, në fakt është ende nën numrin e qeverisë së mëhershme por as kjo nuk është arsyetim, të ndiqen rregullat e tillë.Numrin e tillë nuk e kanë bërë të ditur por janë gjëra që ekzistojnë të dokumentuara. Nuk po lëvdohem për këtë. Diku 74 i ka pas para meje, por nuk është bë publik por janë të dhënat për këtë. Obligohemi  që këta zëvendës të paktën të nxjerrin rrogën e vetë duke i shërbyer qytetarëve e besoj që është e drejtë”, ka përfunduar Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Duhet përkujtuar që numri i zv/ministrave në Qeverinë Hardinaj ka qenë mëse i komentuar, pasi është mjaft i lartë./Indeksonline/