23:00 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj pas ndeshjes, pozon përkrahë policëve

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i është gëzuar fitores së Kosovës, kundrejt Ishujve Faroe.

Pas përfundimit të lojës, ai është fotografuar me fansa të shumtë, transmeton Indeksonline.

Haradinaj ka pozuar edhe me disa policë, të cilët u kujdesën për rendin dhe sigurinë derisa loja po zhvillohej.

“Urime Kosovë”, ka shkruar ai krahas fotografive të shpërndara në rrjetet sociale./Indeksonline/