12:07 / E Shtunë, 06 Tetor 2018

Haradinaj pas takimit me McAllister: Presim vendim pozitiv të Këshillit Evropian për vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim anëtarin e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropiabn, David McAllister.

Në takim me të, Haradinaj ndër tjerash tha se ka biseduar për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Kosova ka shënuar progres të madh në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në reformën shtetërore dhe ky përparim është vlerësuar pozitivisht nga Parlamenti Europian, prandaj me optimizëm presim vendimin e merituar pozitiv të Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Në takimin e sotëm me David McAllister, anëtarin e Komitetit për Punë të Jashtme të PE-së biseduam për aktualitetin politik dhe perspektiven euro-atlantike të Kosovës. Liderin e Partive Popullore Europiane dhe mikun gjerman e njoftova për dinamikat e reja në konsolidimin e brendshëm të vendit dhe kërkova përkrahjen e tij në strukturat e PE-së, për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Mos i humb