15:15 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj për komandantët e ftuar nga Specialja: S’është ndonjë kiamet!

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar rreth ftesës nga Gjykata Speciale për disa ish-komandant të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Sipas tij, këto ftesa nuk bënë të bëhen alarmante.

“Ftesa për të dhe të tjerët nuk është ndonjë kiamet. Qytetarët e Kosovës i besojnë s’kanë pse mu shqetësu luftëtarët e lirisë. Shkojmë, kthehet i kryejnë detyrate veta. Nuk e shoh ndonjë kiamet të madh. Le ta marrin ashtu si në këtë mënyrësi e thash …”, ka deklaruar Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë./Indeksonline/



Ndryshe, deri më tani GjykataSpeciale ka ftuar Rrustem Mustafën-Remin, Sami Lushtakun si dhe Sokol Dobrunën.