11:17 / E Enjte, 12 Tetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: Përcaktimi drejt NATO-s me Ushtri të Kosovës është legjitim

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vzituar sot Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pas vizitës, Haradinaj tha se Kosova është e përcaktuar që me legjitimitet të jetë pjesë e NATO-s bashkë më Ushtrinë e Kosovës, raporton AktivPress.

“Përcaktimi ynë drejt natos është legjitimin, i dedikohet të gjithëve që jetojnë në Kosovë”, tha ai.
Kryeministri tha se ky përcaktim i garanton edhe serbët, pasi siç tha sjell më shumë siguri.

Haradinaj shtoi se FSK-ja është adresë e suksesit dhe tha se ka një sekret se pse është institucioni më i besueshëm.

“FSK është adresë e besimit dhe suksesit sepse është besnikëria e të gjithë pjesëstarëve për misionin që kanë për me iu shërby qytetarëve, është besnikëri ndaj aleatëve të Kosovë në temën e sigurisë…Aleatëve që më shumë se kurrë janë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, në përspektivën për to dhënë mandatin kushtetues si Ushtri”, u shpreh kryeministri.

Ndërkaq, ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha deklaroi se në këtë vizitë e kanë njoftuar kryeministrin
me të arriturat e FSK-së, për transformimin në Forca të Armatosura të Kosovës.

“E bëmë një prezentim ku kemi qenë ku jemi dhe cilat janë sfidat që na presin në të ardhmen. Janë emëruar dy zëvëndës ministrat e rinj që sot kanë nisur punën në këtë ministri”, tha Berisha./AktivPress