14:29 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj përgëzon Boris Johnsonin për fitoren, në zgjedhjet parlamentare

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka uruar kryetarin e Partisë Konsveratore, Boris Johnson, për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Britani të Madhe.

Haradinaj ka vlerësuar lidhjet e mira që Kosova ka me këtë shtet, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar do të jetë gjithmonë një mishërim i lirisë dhe demokracisë për Kosovën dhe njerëzit.

“Përgëzoj Kryetarin e Partisë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar Kryeministri @BorisJohnson për fitoren elektorale. Mbretëria e Bashkuar do të mbetet gjithmonë një mishërim i lirisë dhe demokracisë për #Kosovën dhe njerëzit e saj, dhe ne mezi presim të avancojmë më tej lidhjet tona tradicionale të shkëlqyera.” ka shkruar Haradinaj.

Konservatorët arritën të merrnin 328 vende në Parlament, duke kaluar kështu kufirin e shumicës absolute. Një prognozë e institutit të opinionit, “Ipsos Mori” thotë, se në fund konservatorët mund të marrin 368 vende. Ky është rezultati më i mirë i konservatorëve që prej disa dekadash. /IndeksOnline/