15:20 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Haradinaj përgjigjet për mungesën në interpelancën e paralajmëruar në Kuvend

Në pikat e rendit të ditës së seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, parashihej edhe interpelanca e kryeministrit të vendit, Ramush Hardinaj.

Interpelanca e tij kishte të bënte me gjuajtjen me armë nga zv/kryeministri Dardan Gashi, shkruan Indeksonline.

Interpelanca e Haradinajt parashihej për ora 14:00 por një gjë e tillë nuk u bë pasi kryeministri u gjend në komunën e Gjilanit, raporton Indeksonline.

Ndërkohë Haradinaj gjatë qëndrimit të tij në Gjilan është pyetur se pse nuk ka qenë i pranishëm sot në Kuvend për interpelancë teksa është përgjigjur shkurt.

“Jam në Gjilan, s’kam çfarë të komentojë”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/