11:20 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Haradinaj përkujton Betejën e Koshares i veshur me bluzë ku duket Agim Ramadani (Foto)

Në Koshare sot mbahet tubimi përkujtimor, në kuadër të manifestimit tradicional ‘Ditët e Shqipes’ , për nder të Betejës së Koshares.

Beteja e Koshares është njëra ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeqar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Betejën e Koshares sot ka përkujtuar edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i cili ka thënë se 9 prilli është sinonim i rrëzimit të ushtrisë jugosllav,e transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot kujtojmë dhe nderojmë fillimin e betejës së Koshares në të cilen edhe protagonistët kryesorë ranë në fushën e nderit.

9 Prilli është sinonim i rrëzimit tē ushtrisë Jugosllave.

Respekt heronjve të Koshares.

DH