18:26 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Pozicioni i Aleancës në politikën e vendit po forcohet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka vazhduar edhe sot takimet me degët e AAK-së nga e tërë Kosova.

Ai sot ka pritur në takim kolegët nga  Malisheva, Istogu, Drenasi, Dragashi dhe Mitrovica e Veriut.

“Vazhduam takimet me udhëheqjet e degëve të AAK-së. Sot me kolegët nga Malisheva, Istogu, Drenasi, Dragashi dhe Mitrovica e Veriut diskutuam për zhvillimet në vend, me theks të veçantë në komunat që ata përfaqësojnë”, thuhet në një postim të kreut të AAK-së në Facebook.

Ai ka thënë se Aleancistët janë të vendosur si kurrë më parë për fuqizim të partisë, e pozicioni i AAK-së në politikën e vendit, po forcohet dita ditës.