15:43 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Rahoveci do ta ketë përkrahjen e Qeverisë

Zyra për Informim e kryeministrit përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se kryeministri Ramush Haradinaj, zhvilloi një vizitë pune në Komunën e Rahovecit. Gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Rahovecit,

Smajl Latifi, kryeministri Haradinaj theksoi se qeveria të cilën e drejton është e përkushtuar t’u përgjigjet pritjeve që kanë qytetarët e Rahovecit. Në takim u bisedua edhe për gjendjen në shëndetësi, për përfundimin e punimeve për ndërtimin e palestrës së sportit dhe për nevojën e angazhimit të shtuar të të gjithë akterëve që testi PISA të dal sa më i suksesshëm.

“Rahoveci është vend i punës, i bujqësisë, vend i fermerëve, andaj do ta ketë përkrahjen e Qeverisë”, tha Haradinaj. Në takim po ashtu u bisedua edhe për nevojën e zhvillimit të zonës ekonomike dhe turistike, si dhe për ofrimin e granteve për bujqësi, me theks të veçantë për mbështetjen konkrete të fermerëve. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kërkoi nga kryeministri Haradinaj mbështetje për përshpejtimin e nisjes së projekteve për Rahovecin dhe ndihmën në përballjen me obligimet e qeverisjeve të kaluara që kapin miliona euro. Pas pritjes nga kryetari, kryeministri Haradinaj takoi edhe asamblistët dhe qytetarët e kësaj komune, të cilëve u ofroi mbështetjen e qeverisë në adresimin dhe zgjidhjen e problemeve që ka Komuna e Rahovecit. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Haradinaj bashkë me kryetarin Latifi vizitoi edhe “Bodrumin e Vjetër” që funksionin në gjirin e ndërmarrjes “Haxhijaha”, në Rahovec