12:27 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj-Ramës: Zhvilloje Shqipërinë, mos na shit mend neve për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova nuk ka nevojë për leksione nga askush, kështu duke komentuar deklarimet e fundit të kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama në Kuvendin e Kosovës me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë.

I pari i Qeverisë ka shtuar gjithashtu se Edi Rama mund ta ndihmojë Kosovën, vetëm duke e zhvilluar Shqipërinë.

“I kam thënë Edi Ramës se mund t’i shesim mend njëri-tjetrit sa të duam. Edi Rama e ndihmon Kosovën vetëm duke e zhvilluar Shqipërinë”, ka thënë Haradinaj.

Gjithashtu ai ka shtuar se nuk ka qëllim të hyjë në debate të panevojshme.

“Nuk kam qëllim të hyjë në debate të panevojshme, sepse jemi vëllezër. Por, duhet ta kuptojnë se Kosova ka njerëz, nuk munden me ardh me mbajt leksione. E dojmë popullin tonë. Por është me rëndësi me i kry punë tona”, ka përfunduar Haradinaj gjatë qëndrimit të sotëm në Mitrovicë.