10:09 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Rruga e tre heronjëve është me rëndësi vitale për zhvillimin ekonomik

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka qenë sot i pranishëm në nisjen e punimeve në rrugën nacionale M2 Milloshevë-Mitrovicë.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se është bërë edhe një hap afër përmbylljes së infrastrukturës rrugore në Kosovë, transmeton Indesonline.

“Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha është me rëndësi vitale për zhvillimin ekonomik të kësaj ane”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Edhe një hap afër përmbylljës së infrastrukturës rrugore në Kosovë. Rruga nacionale Milloshevë–Mitrovicë, “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, është me rëndësi vitale për zhvillimin ekonomik të kësaj ane.

Ky lajm i mirë për ekonominë e vendit, po vjen në të njëjtën kohë me lajmin e mirë të aktivizimit të Trepçës. Zotimi ynë për gjenerim të vendeve të punës, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë, po merr kahjen e duhur dhe po ndjehet nga qytetarët në çdo segment të jetës.

Urime Kosovë!

RH