12:19 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: Shkupi më afër se kurdoherë me Prishtinën

Kështu është shprehur kryeministri i vendit Ramush Haradionaj, në ceremoninë e inaugurimit të segmentit të dytë të autostradës Prishtinë-Shkup ‘Arben Xhaferi”.

Haradinaj e ka quajtur infrastrukturë euroatlantike ndërtimin e kësaj autostrade, derisa ka thënë se përfundimi i tërësishëm i ndërtimit të saj do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm.

Shumë punë shumë mund shumë angazhim shumë ekspertizë për standarde në infrastrukturë euroatlantike atje ku është drejtimi ynë edhe mendoj se sot jemi dëshmitarë që sot ko po ndodh. Jam thellë i bindur që vitin se vjen do të përfundojë e tëra autorruga. Jam thellë i bindur se Shkupi do të jetë më afër sesa kurdo herë tjetër me Prishtinën”, tha Haradinaj.

Ai ka ngushëlluar edhe familjen e punëtorit i cili ka humbur jetën gjatë ndërtimit të kësaj autostrade.

 

Ndërsa ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj tha se ndërtimi i autostradës ‘Arbën Xhaferi” ka një impakt të jashtëzakonshëm për qytetarët, e me theks të veçantë në ndërtimin e korridoreve me shtetet fqinje.

Lekaj shtoi se kjo autostradë do të ndikojë pozitivisht edhe për Brezovicën dhe zhvillimin e turizmit në vend.

 

“Nuk ka diçka më të mirë kur bashkohemi për të mirën e vendit. .Kjo është dëshmia më e mire që ne jemi zotuar që do te jemi në shërbim të vendit, në shërbim të mirës, shërbim të punës, qe ka impakt pozitiv tek qytetarët tek lidhja me korridoret e shteteve fqinje n dhe ne duhet së basku t’i gëzohemi”, tha Lekaj.

E për prerjen e shiritit të kësaj autostrade është përzgjedhur xhudistja kosovare, njëherësh kampione botërore e xhudos, Majlinda Kelmendi.