15:50 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj-Stublla: Vendimi për Zonën Ekonomike , akt vendimtar për orientimin strategjik

Meliza Haradinaj-Stublla e ka quajtur vendimin për themelimin e Zonës së veçantë ekonomike amerikane si akt vendimtar për orientimin strategjik e ekonomik të Kosovës. Këshilltarja e kryeministrit Haradinaj ka thënë se marrëdhëniet politike e ekonomike të Kosovës janë të orientuara në drejtim Euro-Atlatnik.

“Zona e Veçantë Ekonomike Amerikane, në prag të festimit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aprovuar sot në Qeveri, është akt vendimtar për orientimin strategjik dhe ekonomik të Kosovës.

Marrëdhëniet politike e ekonomike të Kosovës janë të orientuara kah drejtimi Euro-Atlantik, dhe në asnjë drejtim tjetër. Për më shumë, vendimi i sotëm është rikonfirmim i identitetit tonë historik e kulturor, aty edhe ku takojmë, në familjen Euro-Atlantike” ka thënë Haradinaj-Stublla./Indeksonline/